Sveçla takohet me Ballën, bien dakord që Policisë së Kosovës t’i bashkohet Taskforca e Përbashkët e Migracionit

Sveçla takohet me Ballën, bien dakord që Policisë së Kosovës t’i bashkohet Taskforca e Përbashkët e Migracionit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me ftesë të homologut i tij, Taulant Balla, mori pjesë në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Sipas ministrisë së Brendshme, gjatë kësaj vizite, ata u pajtuan që Policisë së Kosovës t’i bashkohet Taskforca e Përbashkët e Migracionit. Ky bashkëpunim do të realizohet nëpërmjet koordinimit të autoriteteve ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Svçela, shprehu gatishmërinë e plotë të Kosovës për të bashkuar forcat në Taskforcë të Përbashkët të Migracionit.

“Qëllimi i kësaj nisme është koordinimi i veprimeve në kontrollin e migracionit, ndërtimi i baza të të dhënave dhe zhvillimi i hetimeve të përbashkëta për të reduktuar lëvizjet e paligjshme dhe krimin e organizuar në këtë fushë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në takimin të Përbashkët Mbikëqyrës, përfaqësuesit e delegacioneve kanë prezantuar arritjet e deritanishme të Taskforcës dhe planifikimet për të ardhmen në luftën kundër kësaj veprimtarie ilegale.

Related Articles