Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim Kolonel Massimo Rosati, Komandant i Karabinieri MSU në Repubikën e Kosovës.
Ministri Sveçla dhe Kolonel Rosati diskutuan për aktivitetet e forcave të Karabinierit, me ç‘rast Ministri Sveçla shprehu mirënjohjen për shërbimin që forcat e Karabinierit po e kryejnë në Republikën e Kosovës me qëllim që së bashku me institucionet tona të garantojnë ambient të qetë dhe të sigurt për qytetarët tanë.
Të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtejmë si në aspektin profesional mes zyrtarëve tanë ashtu edhe në atë operativ që garanton siguri dhe stabilitet në Kosovë. /Gazeta Enigma