Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, është takuar me komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, të cilin e ka falënderuar për krijimin e një ambienti të qetë për qytetarët e Kosovës.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, të enjten është takuar me komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, me të cilin kanë diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në vend.
Sveçla ka shkruar se komandantit të KFOR-it ia ka konfirmuar gatishmërinë për të bashkëpunuar për arritjen e qëllimeve të përbashkëta.
“E njoftova Komandantin z. Ristuccia për situatën aktuale të sigurisë në Republikën e Kosovës dhe për përkushtimin tonë për ofrimin e sigurisë, rendit dhe ligjit po ashtu. Siguria dhe stabiliteti janë synimet tona të përbashkëta andaj me rastin e marrjes së mandatit nga Gjeneralmajor Ristuccia, ri-konfirmova gatishmërinë tonë për bashkëpunim të ngushtë dhe intensiv në arritjen e qëllimeve tona”, ka shkruar Sveçla në Facebook.