Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka takuar në Bruksel Komisioneren Evropiane për Punë të Brendshme, Ylva Johansson.
Sveçla ka ndarë edhe disa detaje nga takimi ku thotë, se kanë biseduar rreth punës së Qeverisë.
“Lufta ndaj krimit, korrupsionit, trafiqeve të ndryshme dhe të gjitha veprimtarive ilegale mbetet prioritet i yni andaj në këtë kuptim kam shprehur gatishmërinë tonë për bashkëpunim të ngushtë me të gjitha shtetet aleate për krijimin e stabilitetit në vendin tonë dhe më gjerë”, shkruan Sveçla.
Kisha kënaqësinë që të takoj në Bruksel Komisioneren Evropiane për Punë të Brendshme Ylva Johansson.
Shpreha falënderimin tonë për ri-konfirmimin e Komisionit Evropian se Republika e Kosovës ka plotësuar në tërësi kriteret për lëvizjen e lirë për qytetarët tanë.
Komisionerja e BE për Punë të Brendshme Johansson ka ri-konfirmuar që Komisioni qëndron prapa vlerësimit të tij dhe se puna vazhdon tutje në kuadër te procesit ekzistues deri në kompletimin e Liberalizimit të Vizave.
Biseduam mbi arritjet e Qeverisë sonë nga hera e fundit kur jam takuar virtualisht me znj. Johansson.
Lufta ndaj krimit, korrupsionit, trafiqeve të ndryshme dhe të gjitha veprimtarive ilegale mbetet prioritet i yni andaj në këtë kuptim kam shprehur gatishmërinë tonë për bashkëpunim të ngushtë me të gjitha shtetet aleate për krijimin e stabilitetit në vendin tonë dhe më gjerë.