Sveçla tregon për hapat që do merren ndaj komandantit dhe zyrtarëve policor të suspenduar për rastin e Hamide Magashit

Sveçla tregon për hapat që do merren ndaj komandantit dhe zyrtarëve policor të suspenduar për rastin e Hamide Magashit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani me Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut ka raportuar se Inspektorati Policor i Kosovës është në fazën e fundit të hetimeve ndaj zyrtarëve policor të cilët kanë qenë të anagzhuar në rastin e Hamide Magashit.

Sveçla tha se sot është njoftuar se IPK ka rekomanduar suspendimin e 4 zyrtarëve policor nga Stacioni Policor në Lipjan ndërsa nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës është zbatuar ky rekomandim.

Ai tha se IPK rezulton se ka dyshime të bazuara për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.

Postimi i plotë:

Në takimin e mbrëmshëm të ftuar nga Presidentja, kam njoftuar se IPK është në fazën e fundit të hetimeve ndaj zyrtarëve policor që janë angazhuar në gjithë rastin e tashmë të ndjerës Hamide Magashi, veçanërisht për pjesën e zbatimit të Urdhërit Mbrojtës nga Stacioni Policor në Lipjan.

Sapo jam njoftuar se nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ka dyshime të bazuara për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.

Me këtë rast, IPK ka rekomanduar suspendimin e 4 zyrtarëve policor nga Stacioni Policor në Lipjan ndërsa nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës është zbatuar ky rekomandim.

Po ashtu, të gjeturat e deritanishme do të përcillen në prokurori për trajtim penal.

Related Articles