Sveçla tregon se pse nuk është emëruar ende drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës

Sveçla tregon se pse nuk është emëruar ende drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është deklaruar në lidhje me emërimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Edhe pse kanë kaluar rreth dy muaj nga hapja e aplikimit për drejtor të përgjithshëm, ministri Sveçla tha se nuk konsideron se ka mungesë apo ngecje brenda Policisë së Kosovës, por se përkundrazi janë të gjithë në kryerje të detyrës në përkushtim.

“Pozita e drejtorit të Policisë së Kosovës është ndër funksionet më të rëndësishme në vendin tonë. Që nga marrja e mandatit jemi angazhuar që jo vetëm brenda Policisë, por në të gjitha institucionet të ketë profesionalizëm e integritet. Unë tashmë besoj se faza e aplikimit të aplikacioneve është mbyllur, tani jemi në proces të formimit të Komisionit që do të merret me fazat e tjera”,tha Sveçla.

Sveçla tha se ata do të vazhdojnë më pas me procedurat e tjera deri në finalizim.

“Jam i bindur se Komisioni me profesionalizëm dhe bashkë me monitorët tanë dhe ndërkombëtarë këtij procesi do t’ia dalin mbanë këtij procesi jashtëzakonisht të rëndësishëm”, shtoi ai.

Related Articles