Sveçla ua ndan statusin e mbrojtjes së përkohshme gazetareve ukrainase në Kosovë

Sveçla ua ndan statusin e mbrojtjes së përkohshme gazetareve ukrainase në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ua ka ndarë statusin e mbrojtjes së përkohshme gazetareve ukrainase që janë duke u strehuar në Kosovë.

Sveçla thotë se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë pranë popullit ukrainas edhe në të ardhmen, me të gjithë organizmat institucionalë.

“Në kuadër të angazhimit tonë institucional, ne kemi ofruar mbështetjen nëpërmjet dy projekteve, atë të strehimit të gazetarëve dhe të popullit ukrainas deri në 5000 persona. Deri më tani si pjesë e programit që financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, janë strehuar nëntë gazetarë ukrainas”.

“Gazetaret nga Ukraina shprehën mirënjohjen për mbështetjen e madhe që shteti i Kosovës ka ofruar për ta dhe treguan se janë të prekur nga solidariteti që kanë marrë nga populli i Kosovës. Ndërsa, vlerësuan lartë programin pasi ky program ju mundëson që të punojnë në profesionin e tyre dhe nëpërmjet saj të ndihmojnë Ukrainën, siç thanë “Arma jonë është fjala.”

“Në këtë takim, gazetarëve ukrainas u ndava edhe vendimin i cili garanton statusin e mbrojtjes së përkohshme në vendin tonë. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë popullit ukrainas edhe në të ardhmen me të gjithë organizmat tanë institucionalë”.

Mes tjerash, ministri thotë se Ukraina do të triumfojë kundër agresion të padrejtë rus.

“Shpirti guximtar dhe e drejta për të mbrojtur vendin tuaj do të triumfojnë kundrejt agresionit të padrejtë rus,” ka shkruar Sveçla në Facebook.

Related Articles