Banorët e Teheranit kanë shprehur zemërim dhe indinjatë pasi Izraeli filloi sulmet vdekjeprurëse në kryeqytetin iranian.
“Izraeli vrau komandantët tanë dhe çfarë (presin) ata në këmbim? Një puthje?”, thotë Mahmoud Dorri, një shofer taksie 29-vjeçar tha për Associated Press.
“Ne do të shkojmë pas tyre për t’i ndëshkuar: sy për sy”.
Një tjetër banore, një mësuese 31-vjeçare, shprehu mbështetjen e saj për vendin për t’i bërë ballë qeverisë izraelite, veçanërisht pas sulmit të zgjatur të saj në Gaza.
“Dikush duhet të ndalojë (izraelitët). Ata mendojnë se mund të bëjnë gjithçka që duan në çdo kohë”, tha Pari Pourghazi për AP.
“Irani tregoi se izraelitët e kanë gabim, edhe pse ata mund të shtypin njerëzit e Gazës apo Libanit me bombardime të forta”.
Të tjerë bënë thirrje për përmbajtje pas sulmeve izraelite. “Unë mbështes vendin tim. Izraelitët bënë (një) gabim në fillimin e sulmeve ndaj Iranit, por shpresoj se kjo do të marrë fund,” tha 61-vjeçari automekanik Houshang Ebadi.
“Lufta nuk do të japë fryt për asnjë palë”.
Ndërkaq, nga lagjja e Ramin Mostaghim në Teheran, BBC raporton se raftet e supermarketeve po zbrazen pasi banorët nxitojnë të grumbullojnë gjëra esenciale si orizi.
“Po grumbullojnë ç’të munden sepse janë të shqetësuar për të ardhmen”, thotë gazetari 67-vjeçar.
Natën, Mostaghim qëndron zgjuar duke dëgjuar tingujt e shpërthimeve. Gjatë ditës, jeta në rrugë është qetësuar, me më pak njerëz që shkojnë në kafene apo punë.
Ai rrëfen një bisedë që dëgjoi ku një burrë po ankohej te një shitës se duhej ta dërgonte vajzën e tij në shkollë pavarësisht luftës që po shpalosej.
“Asgjë nuk është normale”, thotë ai. “Njerëzit po përpiqen të kuptojnë se çfarë do të ndodhë më pas”.