Syla: 50 policë u arrestuan sot, nëse dënohen 47 flasim pastaj (VIDEO)

Syla: 50 policë u arrestuan sot, nëse dënohen 47 flasim pastaj (VIDEO)

Gazetari, Valon Syla, ka komentuar arrestimet e zyrtarëve policorë të hënën nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Syla ka thënë se shpreson që ky aksion të mos jetë vetëm për poena politikë dhe se ky aksion i ngjan atyre të mëparshme që i ka mbajtur misioni i EULEX-it.

“EULEX i ka arrestuar ëkshut njerëzit. Me kamera u ka shkuar nëpër shtëpi. I ka qiutr prangat dhe i ka futur nëpër makina. Kështu iu shkoj fytra shumë njerëzve. Ata më pas u lanë të lirë”, tha Syla në emisionin Pressing në T7.

Ai tutje shtoi se aksione të ngjashme ka pasur edhe në të kaluarën.  

“Qeveria Thaci e Mustafa kanë qenë në pushtet kur ka pasur arrestime të mëdha. Unë do të flas përsëri pas dy muajve. Sa policoë do të burgosen me të vërtetë pas dy muajve nga këta 50 policë. Këto jaën vetëm numra të mëdha. Duhet të kujtojmë se në Qeverinë Thaci kishte më së shumti arrestime dhe ka pasur edhe komandantë të arrestuar”, shtoi ai.

“Le të ruhet kjo me video. Prej këtyre 50 policëve, nu dënofshin 47 qe. Flasim pastaj. Le të kalojnë 1 vit apo 2. ”, përfundoi ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles