Syla: AAK-ja nuk do jetë prezentë në një seancë për shpërbërjen e Kuvendit, Kurti të dorëhiqet

Syla: AAK-ja nuk do jetë prezentë në një seancë për shpërbërjen e Kuvendit, Kurti të dorëhiqet

Gazmend Syla nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës deklaron se kjo parti nuk është pro shpërbërjes së Kuvendit.

Ai thotë se nëse thirret një seancë e tillë, AAK nuk do jetë prezente.

“Kryeministri Kurti të jap dorëheqje e pastaj mundet me u shpërbë Kuvendi. Nuk duam për shkak të shpërbërjes së Kuvendit me shku në zgjedhje. Kurti për krejt dëmet që i ka bo vendit po dëshiron me i kamuflu me shpërbërje të Kuvendit. Nëse dy partitë e kanë mundësinë me shpërbërë Kuvendin, neve nuk na mbetet tjetër përveç të bëhemi gati për zgjedhje, por nuk marrim pjesë në një seancë të tillë”, thotë Syla.

Javën e kaluar, kryeministri Kurti zhvilloi një takim me Memli Krasniqin, kryetarin e PDK-së, me të cilin bisedoi për zgjedhjet e reja. Pas takimit, Kurti tha zgjedhjet do të ishte mirë që të mbaheshin në pranverë, ose në vjeshtën e këtij viti. Dy partitë e tjera opozitare, LDK dhe AAK, nuk pranuan të takohen me Kurtin për këtë çështje.

Related Articles