Valon Syla ka komentuar ballinën e gazetës zvicerane “Blic” e cila u është drejtuar në shqip kosovarëve të vaksinohen pasi janë rritur rastet me variantin e ri të koronavirusit, raporton Gazeta Enigma.
Syla ka ironizuar duke shtuar se “nëse ua çesin boksin e sheshit para ambulancës, ndoshta shkojnë të vaksinohen”.
“Tabloidi zviceran i drejtohet gërrnaçave shqiptarë, serbë, eritreanë me porosinë ju lutem vakcinohuni… i paska identifiku edhe Zvicrra, që s’marrin vesh… Me ja u qit at boksin e sheshit te ambullanta nashta shkojnë.. “, ka shkruar Syla në Facebook.
Kujtojmë, që Gazeta e njohur zvicerane “Blick” në ballinën e saj në gazetën e shtypur shkroi edhe disa fjalë shqip. Arsyeja është thirrja për vaksinimin e komunitetit shqiptar që jeton në Zvicër, për të cilin po raporton se ndikoi në rritjen e numrit të infeksioneve.
“Ju lutem vaksinohuni!”, iu drejtua gazeta shqiptarëve.
Numri i pacientëve të shtrirë në spital në Zvicër është rritur me shpejtësi kohëve të fundit, sipas Patrick Mathys, menaxher i krizave në Zyrën Federale të Shëndetit Publik. Në një konferencë për media ai ka thënë se numri i pacientëve më koronavirus në spital ishte 30 herë më shumë që nga korriku. Sipas statistikave, të mërkurën mbi 26 përqind e të gjithë shtretërve të kujdesit intensiv ishin zënë nga pacientët, të cilët janë dukshëm më të rinj në moshë krahasuar me valën e parë.