Syla i AAK-së: Veriu i ngjanë gjendjes së vitit 1999

Syla i AAK-së: Veriu i ngjanë gjendjes së vitit 1999

Sekretari organizativ i AAK-së, Gazmend Syla, ka kritikuar Qeverinë Kurti duke thënë se nuk po i përgjigjen thirrjes për unitet nga ndërkombëtarët, kurse në anën tjetër kërkojnë unitet të spektrit politik në vend.

Ai thotë se policët që deri dje ishin me uniformën e Policisë së Kosovës, nga sot lirshëm mund t’i vënë maskat e dorëzat e zeza, dhe t’a drejtojnë armën kundër ish kolegëve të tyre shqiptar.

Syla shton se gjendja sot në veri ngjan asaj që ishte në vitin 1999 dhe për këtë fajtor sipas tij është kryeministri Kurti.

“Kosova mund të kthehet në protektorat ndërkombëtar sot e 100 vjet. Këtë gjendje në vend që i ngjanë gjendjes së vitit 1999, e solli vetëm egoja e një personi e çmenduria histerike e atyre që i shkojnë pas”, ka shkruar ai.

Related Articles