Pas takimit të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski me Arben Taravarin, ish- kandidat i VLEN për president, ka reaguar analisti Valon Syla.
Syla në një reagim në FB e ka krahasuar Taravarin me Dritan Abazoviqin.
“A po del Taravari, si Abazoviqi 2.0.
Te kqyrim mbeshtetjen e shqiptarëve.
Vota ndaj tij tashmë ashiqare eshtë anti- shqiptare.
Zoti e marroftë!
#albanologji”, ka shkruar Syla në FB-në e tij.
Takimi i dyshes si duket ka kaluar pa i njoftuar mbështetësit e koalicionit VLEN nga Kosova.
Këtë e dëshmon deklarata e Kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili gjatë një prononcimi tha se nuk ka qenë në dijeni për këtë takim dhe se nuk do t’u kishte preferuar shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që ta votojnë kandidaten e VMRO-DPMNE-së për presidente, pasi që e njëjta ka koncept antishqiptar tha Konjufca.
Nuk janë dhënë detaje se pse është bërë ky takim.