Gazetari, Valon Syla, ka thënë të enjten në Pressing të T7, që gjithçka që Qeveria dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla kanë humbur për dy vjet, Serbia e kthue në Banjskë.
Ai tha se sulmi terrorist në Banjskë e ka forcuar shtetësinë e Kosovës.
Syla përmendi deklaratën e Bashkimit Evropian ku në formë të prerë sumi i 24 shtatorit quhet tërrorist.
Ka thënë se Donika Gërvalla ka bërë shumë gabime diplomatike, por tash Serbia është në pozicion më të keq.
”Krejt çfarë ka humbur Qeveria Kurti bashkë me Gërvallën në diplomaci, sulmi i Vuçiqit, i Radojçiqit i Vulinit në manastirin e Banjskë i ka kthy në pozicion shumë më problematik që kanë qenë“, ka thënë Syla.