Syla: Ky është fillimi i fundit të Albin Kurtit

Syla: Ky është fillimi i fundit të Albin Kurtit

Situata e krijuar në veri është fillimi i fundit të kryeministrit Albin Kurti.

Kështu ka thënë analisti dhe gazetari Valon Syla në emisionin Pressing, duke theksuar se Kurti ka gënjyer vendet partnere të QUINT-it.

Sipas Sylës, Kurti tani po jep shenja dorëzimi, përmes ofrimit të zgjedhjeve të parakohshme, por ka deklaruar se këtë gjë nuk e lejojnë amerikanët.

“Ky është fillimi i fundit të Albin Kurtit. Nuk rrehet QUINT-i. Albin Kurti i ka rrejtë. Albin Kurti po do me ia ofru serbëve zgjedhjet, por s’po e lënë më amerikanët”, ka thënë Syla.

Syla po ashtu ka thënë se Sveçla nuk mund të policojë në veri, pasi që këtë gjë nuk e lejon KFOR-i.

“Që kanë mendu VV-ja që Xhelal Svecla ka me shku me kaçketë me policu veriun sikur Zorani këtu, le ta harrojnë. KFOR- n’punë s’i lënë me shku”, ka theksuar ai. 

Related Articles