Gazetari Valon Syla, ka folur në “Pressing” të T7, pasi LDK nuk mori pjesë në votim për Rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ai tha se LDK-ja ka përdorur vrasjet politike për fushata elektorale, por nuk ka bërë asgjë sa ka qenë në pushtet për zbardhjen e atyre vrasjeve.
Tutje, ka thënë se ky elektorat i ka shkuar në Lëvizjen Vetëvendosje.
“LDK-ja në impotencën e saj politike kthehet te vrasjet që gjithmonë i ka përdor për fushata elektorale e populizëm. Në në moment kur po kërkohet një unitet kombëtar, LDK-ja përsëri e gjen atë lojë dhe i fryen asaj fryme të cilën mendoj që e ka humb, sepse ai elektorat ka kapërcy në Vetëvendosje”, ka thënë Syla
