Syla: Qeveria Kurti i ka shpallë luftë gjysmës së Kosovës

Syla: Qeveria Kurti i ka shpallë luftë gjysmës së Kosovës

Gazetari dhe analisti politik, Valon Syla ka kritikuar Qeverinë Kurti se po e nxit rikthimin e grevës, duke bllokuar pagesën e pagave për ata që kanë qenë në greve, shkruan Gazeta Enigma.

Syla thotë se dykuptimësia e ligjeve ka bërë që Qeveria mos t’ua qes rrogat grevistëve.

Ai thotë se nëse paditet, Qeveria do ta humb rastin.

“I keni shpallë luftë ma shumë se gjysmës së Kosovës… keni me shkelë keq”, ka paralajmëruar Syla, në një postim në Facebook.

POSTIMI I PLOTË:

A u kurthun apet Qeveria a? S’po i qesin rrogat.

Hajde tash kallxoni kush pe bllokon pernime arsimin. Sindikata lëshoj pej, e ju po shihet që jeni fortë të ligë. As keni dashtë zgjidhje, as nuk keni bo dhe po e nxitni grevën me u kthy.

Dykuptimësia e ligjeve, jo bon mos me ja qit rrogat grevistëve, jo s’bon, me gjyq si rast e humb Qeveria nëse paditet…

I keni shpallë luftë ma shumë se gjysmës së Kosovës… keni me shkelë keq.

Related Articles