Syla reagon pasi e lëshoi studion gjatë përplasjes me Lladrovcin

Syla reagon pasi e lëshoi studion gjatë përplasjes me Lladrovcin

Gazetari Valon Syla ka reaguar pasi e lëshoi studion e “Pressingut” pasi është përplasur me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, raporton Gazeta “Enigma”.

Syla përmes një postimi në Facebook tha se do të vazhdonte debatin, por jo me këtë gjuhë.

“Te nderuar, e kisha vazhdu debatin nê T7, por me gjuhë kërcënuese para dhe gjatê debatit s’eshte gjithmonë e tolerueshme… është një kufi.  Mendoj se isha korrekt… por ne mungese argumenti ofendimet se je i paguar, je i pitë e tjerë, si arsyetojnë përgjigjet që si mora. Monolog komandatash ti nejt gaditu në studio ajo vlen për ushtri, jo për studio”.

“Pyetja e thjeshte ke. Fitove, urime… por pse po don me hi me zor ne zyre të PDK? Qysh do me u pajtu e me kalu këtê pezmatim…  Vazhdoj ofendimi… edhe aty vec ecë. Fatkeqêsisht une skam kerr me kali… e as leper sjam. Fat e suksese”, ka thënë Syla. 

Related Articles