Syla shpërthen në studion televizive: Çka po lyp në studio? Qe ku e keni Gjykatën Speciale

Syla shpërthen në studion televizive: Çka po lyp në studio? Qe ku e keni Gjykatën Speciale

Valon Syla ka kritikuar ashpër paraqitjen e disa personave nëpër studio televizive që janë paraqitur si dëshmitarë të Gjykatës Speciale.

Syla ka thënë se paraqitja e tyre tani, pas shumë paraqitjeve ndër vite, nuk ka kuptim pasi tani ekziston Gjykata Speciale. Ai shton se e di arsyen pse është shtuar paraqitja e tyre nëpër studio tani.

“Çka po lyp në studio, që ku e keni Gjykatën Speciale.  Po e shohim tash po shkojnë në cdo studio e emision e po ankohen. Kjo po ndodh prej marshit të madh të 2 prilli. Po i konvenon dikujt kjo. Prokurorisë që harxhoi 500 milionë euro që të riciklojë aktakuzat e para 20 viteve. Dëshmitarët tash duhet me dal nëpër studio”, tha ai në emisionin Pressing në T7.

“Krejt kjo po duket një shou. Prokuroria e ka parë se ka dështuar. Ka harxhuar shuma të mëdha për të krijuar një debat artificial UÇK kundër LDK-së.”, shtoi ai.

Related Articles