Sylvinho deklarohet pas humbjes ndaj Anglisë

Sylvinho deklarohet pas humbjes ndaj Anglisë

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, e ka mbrojtur mënyrën e lojës ndaj Anglisë

Shqipëria u mposht 2-0, ndërsa pas ndeshjes ka reagime të shumta se kuqezinjtë luajtën aq shumë të tërhequr.

“Kemi studiuar Anglinë, është një nga kombëtaret më të forta. Ka dy mbrojtës të qendrës shumë të fortë”, deklaroi Sylvinho.

“Është vetëm ndeshja e parë. Nuk është shumë e lehtë të fitosh në Wembley. Unë punoj për këtë. Këtu luajnë lojtarët më të mirë të botës, është e vështirë.”

“Jam shumë i lumtur dhe krenar për gjithë lojtarët që u futën në fushë. Nëse në fushë nuk del i organizuar mund të përfundosh keq. Mund të pësosh edhe pesë gola. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë. Në 15 minuta ishim në lojë. Broja bëri punë të mirë. Mund të ishim afruar me barazimin, por shënuan golin e dytë dhe çdo gjë përfundoi”.

“Ne kemi përgatitur një mënyrë që të dilnim përpara nga presingu. Kishim vështirësi të dilnim përpara. Vetëm Uzuni mund të sulmonte hapësirat. Kemi gabuar në pasime për të dal nga zona. Kemi gabuar edhe në mënyrën e daljes. Është një kundërshtar i nivelit shumë të lartë. Anglia është shumë e fortë, teknikisht fantastike”.

“Ishte shumë e vështirë për mbrojtësit e krahut. Duhet të komplimentojë Alijin, por edhe Balliun që erdhi pa luajtur shumë minuta. Duhej të përballonte Rashfordin”, ka thënë Sylvinho.

Related Articles