Të paktën 45 palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pranë një pike shpërndarjeje ndihmash në Rripin e Gazës, sipas ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi, përcjell Reporteri.net.
Sipas njoftimit, viktimat janë qëlluar me armë zjarri nga forcat izraelite. Spitali kryesor funksional në zonë është tejmbushur me të plagosur, ku pacientët po trajtohen edhe në dysheme për shkak të mungesës së hapësirës.
Ky mund të jetë incidenti më i rëndë deri tani mes përplasjeve të përditshme që po ndodhin pranë qendrave të shpërndarjes së ndihmave humanitare në Gaza.
Dëshmitarë në terren raportojnë se forcat izraelite kanë qëlluar dhe bombarduar një zonë pranë një kryqëzimi në lindje të qytetit jugor Khan Younis, ku mijëra palestinezë ishin mbledhur me shpresën për të marrë ushqime.