Szunyog e uron në gjuhën shqipe Kosovën për medaljen e bronztë të Laura Fazliut

Szunyog e uron në gjuhën shqipe Kosovën për medaljen e bronztë të Laura Fazliut

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka uruar në gjuhën shqipe Laura Fazliun për fitoren që ka korrur me medalje të bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Në një postim në platformën X, ai ka theksuar se Laura ka treguar aftësi të jashtëzakonshme dhe vendosshmëri të fortë.

“Urime Laura, urime Kosovë!!!  Xhudistët e Kosovës shkëlqejnë në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024′”, ka thënë Szunyog.

Related Articles