Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka përfunduar mandatin e tij.
Me këtë rast ai ka pasur një sërë takimesh lamtumirëse me liderët kryesorë të vendit.
Szunyog, takoi presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, zëvendëskrymenistrin Besnik Bislimin, si dhe zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi.
Gjatë secilit takim ai u tregua falënderues për bashkëpunimin e mirë gjatë mandatit të tij.
Derisa veç secilit dikutim, Szunyog potencoi se Bashkimi Evropian është palëkundur në mbështetjen ndaj Kosovës. /Gazeta Enigma
Szunyog përshëndetet me krerët e Kosovës, u tregon se BE-ja mbështet Kosovën palëkundshëm
