“Ta bëjë ma zi se në Klan”, Haki Abazi kërcenon Baton Haxhiun dhe mediumin e tij

“Ta bëjë ma zi se në Klan”, Haki Abazi kërcenon Baton Haxhiun dhe mediumin e tij

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës dhe deputeti aktual i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka kërcënuar Albanian Post se nëse vazhdohet të raportohet për të ai do të ndërmarr masa të ashpra.

Kërcënues dhe i shthurur Abazi është treguar veçanërisht kur ka folur për drejtorin e mediumit, Baton Haxhiu.

“Ta bëj më zi se në Klan, për besë ka me ardhë dita më zi se në Klan ka me të ndodhë”, ka thënë Abazi, duke dëshmuar kështu se sa ishte zëvendës-kryeministër në Qeverinë Kurti 1, ai ka ndërhyrë në mediat e Kosovës për të pozicionuar e ri-pozicionuar njerëz, ashtu si i konvenon atij.

“Unë po të tregoj, thuaj Baton Haxhiut mos ma qitë të keqen prej barkut”, thotë tutje Abazi.

Abazi, një nga njerëzit më të afërt me kryeministrin, Albin Kurti, e dinte se biseda incizohet, sepse çdo thirrje për prononcime arkivohet, por atij aq i bën. E ka ndjenjën e fuqisë së pushtetit prapa.

Ndryshe, ndaj këtij kërcenimi ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, derisa e dënon ashpër këtë reagim ndaj këtij mediumi.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar për kërcënimin që deputeti i partisë politike në pushtet, Vetëvendosje, Haki Abazi ka bërë ndaj mediumit ‘Albanian Post’, dhe drejtorit të tij, Baton Haxhiu”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Related Articles