Ka përfunduar me tri ndeshjet e sotit edhe java e 31-të në Superligën Kosovës.
Skuadra e Dukagjinit ndali Ballkanin me një barazim 1 me 1 dhe kështu ia humbi vendin e parë
Tani në pozitën e parë është Drita, e cila dje mposhti Ferizajin me rezultatin 3 me 0. “Intelektualët” kanë 63 pikë në vendin e parë, një më shumë se klubi nga Suhareka (62).
Derbi i javës mes Prishtinës dhe Llapit u mbyll me rezultatin e “bardhë” 0 me 0. Prishtina tani është në pozitën e 4-të me 42 pikë, pesë më pak se vendi i 3-të, Gjilani (47) që barazoi me Trepçën ’89 në Mitrovicë.
Tabela e Superligës së Kosovës pas xhiros së 31-të: