Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të javës së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Dukagjini shënoi fitore të rëndësishme për të vazhduar garën e “nxehtë” për mbijtesë.
Skuadra nga Klina fitoi me rezultatin e pastër 2:0 ndaj Gjilanit.
Ndeshja tjetër e zhvilluar sot mes Prishtinës dhe Drenicës nuk prodhoi fitues, pasi u mbyll me shifrat 1:1.