Shefi i GP të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në seancë e sotme në Kuvendin e Kosovës, u shpreh se Ligji për Trustin duhet të vijë sa më shpejt në Kuvend, shkruan GazetaEnigma.
Tutje Tahiri theksoi se Qeveria poe neglizhon rritjen e pagës minimale dhe se asnjë person që punon në sektorin privat s’ka arritur të marrë pagesën prej 100 euro të premtuara nga Qeveria.
“Qeveria tash e 1 vit vazhdon të prodhojë kriza si në nivelin polik ashtu edhe në ekonomik dhe mbi të gjitha krijon kriza të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës dhe t’i varfërojë ata. Me vendimet anti-kushtetuese dhe anti-ligjore të cilat Qeveria i ndërmori më herët dhe për të cilat nuk dëgjoj as debatin parlamentar e as kërkesat e opozitës”, tha Tahiri.
Gjithashtu deputeti shtoi se kërkesa jonë për të mos ngritur tarifat, kërkesat ndaj ZRrE-së, u dëshmua se është e saktë dhe e drejt.
“Vendimi i fundit i Apelit vërtëton se kauza jonë, kërkesa jonë për të mos ngritur tarifat, kërkesat ndaj ZRrE-së që të mos veprojë me ngritje të rrymës, vërtetoi që është e saktë dhe e drejt. Një dëm jashtëzakonisht i madh, kemi ndarë 100 milionë nga buxheti i Kosovës që ka mundur të shkojnë në investime kapitale. Cili do të jetë veprimi i kthimit të parave të qytetarëve dhe cila do të jetë tarifa ligjore kushtetuese që vjen pastaj. E dya në mirëqenien e qytetarëve, me Ligjin e Pagave, Pagën Minimale dhe Trustin. Ligji i pagave s’vjen në kuvend, nesër ka greva për kërkesën e Ligjit të Pagave. 81 mijë kërkojnë nga Qeveria që të ketë veprim, s’ka asnjë veprim, s’ka shpjegim e as dritë në fund të tunelit. Te Paga Minimale ka treguar Qeveria se nuk synon ta ngrit atë, por ta zhagit këtë proces. Asnjë person që punon në sektorin privat s’ka arritur të marrë pagesën prej 100 euro. Dhe e fundit lidhet me Trustin. Është bllokuar Trusti. Është shumë me rëndësi që sa më shpejt ky ligj të vjen në Kuvend dhe paratë e qytetarëve të kalojnë tek ata”, përfundoi Tahiri
/ GazetaEnigma