Tahiri: A jeni të vetëdijshëm për çmimin e bukës dhe qumështit?

Tahiri: A jeni të vetëdijshëm për çmimin e bukës dhe qumështit?

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kërkuar të ndërmerren disa masa konkrete karshi situatës me rritjen e çmimeve në vend.

Ai i pyeti deputetët nëse janë të vetëdijshëm për çmimin e bukës e qumështit.

“Si grup parlamentar, ne kërkojmë që të ketë masa konkrete që e prekin qytetarin e Kosovës, që e prek njeriun e varfër, secilin individ që është prekë nga kjo krizë o njerëz? A jeni të vetëdijshëm se sa është bë buka e qumështi?” tha ai. /Gazeta Enigma/.

Related Articles