Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar zhvillimin e fundit politik, mbi qëndrimin e Lidhjes Demokratike për mosbashkëpunim qeverisës me Vetëvendosjen, raporton Gazeta “Enigma”.
Tahiri përmes një postimi në profilin e saj në Facebook e ka cilësuar “të dinjitetshëm” refuzimin e LDK-së ndaj VV-së.
Tutje ajo shfaqet kurreshtare nëse Albin Kurti do mund ta durojë refuzimin e LDK-së.
”Kosova duron, pret rrugën drejt krijimit të institucioneve – por a thua Kurti po mundet me duru refuzimin e dinjitetshëm të LDK-së?”. /Gazeta Enigma/