Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, në në prononcim për media, tha se Kosova momentalisht nuk ka një ekip uniteti, që do vihej përballë Serbisë, dhe për këtë arsye po detyrohen amerikanët të vijnë dhe të bëjnë bashkë liderët kosovarë.
Jo zyrtarisht po përflitet për një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe sipas Tahirit momentalisht spektri politik kosovar nuk është në unison.
Ajo në rrjetin social Facebook, pati kritika edhe për kryeministrin Albin Kurti, e që sipas sajë nuk po angazhohet për unitet dhe bashkëpunim me opozitën, dhe se për këtë arsye po duhet që të vijnë emisarë nga SHBA dhe të takojnë opozitën në vend.
Ajo tha se kjo gjë duhet të korrigjohet sa më shpejt.