Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka porositur përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell që të jetë i zëshëm edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Tahiri tha se Vuçiq është duke bërë një agresion ndaj Kosovës përmes strukturave kriminale.
“Porositë s’janë të barabarta. BE-ja shihet qartë që s’i ka porositë e ekuilibruara si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën. Duhet ta kthejë edhe kah Beogradi sepse është duke e destabilizuar Kosovën me agjendë ruse”, është shprehur Tahiri.
Tutje, ai tha se për AAK-në, fokusi duhet të jetë në marrëveshjen finale për njohje reciproke dhe se sipas tij, çdo veprim tjetër është humbje kohe.