Abelard Tahiri i Partisë Demokratike të Kosovës pas publikimit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për seancën konstitutive, tha se vendimi është mesazh i qartë se “askush nuk mund ta mbajë peng” Kuvendin e Kosovës – referuar uzurpimit procedural nga Avni Dehari.
“Kryesuesi është i detyruar që menjëherë të thërrasë seancën e radhës për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. Çdo vonesë tjetër është shkelje kushtetuese dhe dëm për qytetarët e Kosovës”, shkroi ai.