Gazetari Besnik Tahiri, e ka komentuar deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ndaj homologut francez Emanuel Macron, për punën e vizave.
Tahiri, potencoi se komenti i presidentes Osmani ishte siç tha ai, një gafë diplomatike.
“Zonja Osmani përkundër asaj gafës diplomatike që e bëri në raport me deklaratat e presidentit të Francës. Për shkak se vetëm nëse zonja Osmani din diçka më shumë, për shkak se ajo ka takuar Macronin në kuadro të ndryshëm”, u shpreh Tahiri në Rubikon.
Ai shtoi se Macroni nuk është hera e parë që kërcënon Kosovën.
“Kërcënimi i Macronit ishte i dytë për Kosovën dhe i pari për Serbinë. Macroni në fillim të qershorit e kërcënoi Kosovën dhe e kritikoi ashpër duke thënë se nuk po bën veprime të duhura sa i përket heqjes së policisë dhe kështu me radhës. Më pas erdhi marrëveshja politike e 10 korrikut e befasishme nuk dinte askush në publik se do të ndodhte”.