Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka reaguar pas ndarjes së 100 eurove nga Qeveria e Kosovës për fëmijët dhe pensionistët.
Tahiri përmes një shkrimi në Facebook, e ka cilësuar këtë si lëmoshë.
Madje, ka thënë se një situatë e tillë, qytetarëve ua lë një rrugë – largimin nga vendi.
Postimi i plotë:
Me këtë qeveri, 18% e qytetarëve jetojnë nën pragun e varfërisë me 45 euro në muaj. Ndarja e 100 eurove si lëmoshë për fëmijët dhe pensionistët flet më së miri për gjendjen e rëndë ekonomike të familjeve kosovare. Fatkeqësisht, kjo situatë ua lë qytetarëve tonë vetëm një rrugë – migrimin për një jetë më të mirë jashtë Kosovës.