Tahiri i PDK-së nis fushatën nga Liqeni Akumulues me partnerët e koalicionit

Tahiri i PDK-së nis fushatën nga Liqeni Akumulues me partnerët e koalicionit

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri ka nisur fushatën për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale nga Liqeni Akumulues.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri tha se me besim e përkushtim, nga sot nis fushata e tij me partnerët e koalicionit.

“Simbolikisht, me besim e përkushtim, nga sot me partnerët e koalicionit po e vazhdojmë fushatën për qytetin tonë. E nisëm nga ura mbi Liqenin Akumulues, si simbol i lidhjes, bashkimit dhe dashurisë sonë për Mitrovicën”.

Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës ka lidhur koalicion për zgjedhjet e 9 nëntorit në Mitrovicë, me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë  e Kosovës, dhe me komunitetin turk.

Related Articles