Tahiri i PDK-së për VV-në: E kanë të rëndësishme ta ruajnë pushtetin sepse u frikësohen grilave

Tahiri i PDK-së për VV-në: E kanë të rëndësishme ta ruajnë pushtetin sepse u frikësohen grilave

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në një deklaratë për media ka folur për Vetëvendosjen, duke thënë se ata e kanë të rëndësishme ruajtjen e pushtetit, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ai në “DPT te Fidani” ka theksuar se humbja e pushtetit do t’i bënte ata të frikësoheshin, siç u shpreh ai, nga grilat.

“Kur i sheh edhe aferat korruptive që i kemi pasur këtë periudhën e fundit, në masë të madhe me energji elektrike, që është e përfshirë edhe zonja në fjalë, e cila i sulmon gazetarët na baza ditore, mendoj se është e rëndësishme për ta me e rujtë pushtetin, sepse mendoj që humbja e pushtetit, këta i frikësohen edhe grilave, që përfundojnë prapa grilave”, u shpreh ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles