Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka mbështetur vazhdimin e seancës raportuese siç kërkoi kryeministri Albin Kurti sonte për nga ora 22:00.
Megjithatë, ai shfaqi një shqetësim për idenë e tij, për vëmendshmërinë e opinionit ndaj këtij diskutimi për dialigun, meqë tha se të gjithë në atë kohë janë të orientuar në Big Brother.
”Normal që edhe ne e mbështesim në ora 20:00. Por, kjo është një hajgare e madhe që po ndodhë me këtë debat. Nuk e meritojnë qytetarët e Kosovës një kryeministër me u sjell kështu. Sepse në ora 22:00 nuk e kqyr kërkush, krejt e kqyrin Big Brother”.