Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, thotë se vazhdon të ndihet keq për shkak se shau gjatë një seance të Kuvendit të Kosovës. Tha se zakonisht nuk përdor fjalë të tilla.
“Nuk e kuptoj atë moment në atë situatë në të cilën ishim. Njerëzit që më njohin e dinë, nuk jam një person që shaj. Nuk jam një person që përdori fjalë të tilla edhe në shoqëri edhe në rreth”, tha Tahiri në emisionin Pressing në T7.
“Isha i bindur që s’kam sharë. Edhe sot në atë far mllefi, në atë far situate nuk e di s’i ka dal. Jam ndjerë shumë keq, edhe atëherë jam ndjerë keq”, tha ai.
“S’e kam dëgjuar vetën, jam ndjerë keq që një fjalë e tillë del nga parlamenti”, theksoi Tahiri.