Shefi i Grupit Parlamentarë të AAK-së, Besnik Tahiri kërkoi të anulohet vendimi për ulje të shtesave për profesionistët shëndetësorë dhe për pensionistët.
Ai kërkoi nga kryeministri, Albin Kurti dhe ministri i Financave që të anulohet ky vendim dhe të jepet shuma që kanë pasur para këtij vendimi.
“Është e domosdoshme që ky vendim i qeverisë Kurti të anulohet dhe të shihet mundësia e rritjes së këtyre shtesave. Tek profesionistët shëndetësorë, ata janë të rrezikuar në pandemi ata kanë rrezikuar në vazhdimësi jetën e tyre ata janë me të vërtetë heronjtë tanë. Këto shtesa janë shumë pak, për të mbuluar shpenzimet e tyre të rritura. Kryeministër dhe ministër, a do të duhet të ishte ky një ndër vendimet e para të qeverisë duke ditur që u pasua me ndarjen e mjeteve për pagesën e rrymës në veri. Pse e keni marrë këtë vendim, ku është analiza ku është baza, është shumë e rëndësishme që ky vendim të anulohet sa më shpejtë”, ka thënë ai.
Kujtojmë që kjo interpelancë ndaj ministrit, Murati u thirr nga GP i AAK-së.