Tahiri kërkon nga VV të votojë pro tërheqjes së trustit

Tahiri kërkon nga VV të votojë pro tërheqjes së trustit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, së fundmi ka kërkuar nga Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës që ta procedojë në kryesinë e kuvendit Projektligjin për Fondet Pensionale, shkruan GazetaEnigma.

Sipas tij, Kryesia e Kuvendit do të mund ta procedonte për shqyrtim në senacë parlamentare Projektligjin i cili do të mundësojë tërheqjen e një pjese të kursimeve të qytetarëve nga Trusti.

“Sot kemi pritur të shqyrtohet projektligji për Trustin. Një çështje e tillë qenka në Komisionin për Buxhet dhe Transfere. Ne i kërkojmë komisionit që ta sjell projektligjin me komente, në mënyrë që ta procedojmë për seancën e radhës. Ne shpresojmë që të hënë e ardhshme ta kemi mundësinë që ta procedojmë projektligjin për Trustin”, tha Tahiri.

Ai gjithashtu ka ftuar deputetët e pushtetit qeverisës së Lëvizjes Vetëvendosje që të votojnë për iniciativën që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

“Mendoj që secili deputet duhet të mendoj dhe të reflektoj për një çështje kaq të rëndësishme për qytetarët”, deklaroi Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Shefi i GP-së ftoi pozitën që të arrijë një kompromis lidhur me ndryshimet e propozuara ligjore për Fondin Pensional.

Ndër të tjera tha se rritja e çmimeve e ka bërë “të rëndë” jetën e qytetarëve dhe ka rënduar ekonomitë familjare. /GazetaEnigma

Related Articles