Tahiri kërkon uljen e tarifave dhe publikimin e tenderëve për blerjen e energjisë

Tahiri kërkon uljen e tarifave dhe publikimin e tenderëve për blerjen e energjisë


Arian Tahiri i PDK-së, ka bërë thirrje Qeverisë në seancën e sotme që të ulen tarifat e energjisë elektrike, shkruan Gazeta Enigma.

Ai po ashtu kërkoi transaprencë në publikimin e tenderëve për blerjen e energjisë duke i publikuar gjitha kontratat dhe cmimet.

“I bëjë thirrje që të ndërmerren masa reale për uljen e tarifa të energjisë elektrike, të sigurohet transparencë totale e importit dhe tenderëve për blerjen e energjisë duke publikuar gjitha kontratat dhe çmimet”, theksoi ai.

’Është mirë me punu me përgjegjësi me etik, e jo me skandale me rezerva shtetërorë e të vazhdueshme me energji elektrike. Realiteti është se qytetarët secilin muaj e paguajnë energjinë elektrike më shtrenjtë se sa muajt e viteve paraprake. Kjo është keq, është turp. Milionat po fitohen duke dëmtuar drejtpërdrejt të qytetarëve të Kosovës. Nga viti 2020 e këndej, çmimi i energjisë elektrike ka pasur rritje të një pas njëshme. Skandalet në sektorin e energjisë janë bërë sistematike e të zakonshme’’, ka thënë ai.

Related Articles