Anëtari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka parashtruar kërkesë për veprim urgjent institucional, për lirimin e Hazir Hazirit, 77-vjeçarit i cili tashmë pothuajse tre muaj po mbahet i ndaluar nga autoritetet serbe në burg, nën akuza të për krime lufte.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri thotë se vazhdimi i mbajtjes në burg i Hazirit, paraqet real për shëndetin dhe jetën e tij.
Tahir po ashtu përmendi Marrëveshjen e vitit 2015, sipas të cilës,rastet e dyshuara për krime lufte ndaj shtetasve të Kosovës duhet të trajtohen nga gjykatat e Kosovës.
“Familja e tij po kalon ditë të padurueshme pasigurie, frike dhe dhimbjeje. Çdo ditë që kalon është e rëndë dhe e padrejtë. Institucionet tona, partnerët ndërkombëtarë dhe miqtë e Kosovës, veproni TANI. Mos heshtni. Mos prisni. Ky është test i humanizmit, drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor”, ka shkruar Tahiri.
Dje, ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet e Kosovës, edhe vajza e 77-vjeçarit.
Në një letër, Anita Haziri ka apeluar urgjentisht për reagim institucional, duke thënë se babai i saj po mbahet në kushte jo humane dhe pa asnjë provë konkrete ndaj tij.
