Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka treguar se Kosova i ka tashmë vendet e rezervuara në Këshillin e Evropës.
Tahiri në një lidhje të drejtpërdrejt në Politiko, ka treguar se Kosova ka tre anëtarë të përhershëm që kanë të drejtën e diskutimit.
“Vendet i ka të rezervuara, i ka tre anëtarë të përhershëm që e kanë të drejtën e fjalës në secilën seancë të Asamblesë Parlamentare dhe të drejtën e diskutimit në grupet e amandamentimit”, ka thënë ai
Më tej, ai ka thënë se tani është vetëm hapi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.