Tahiri kritikon Kurtin – Me 65 milionë euro e rrogës së 13-të do të mund të bëheshin investime kapitale 

Tahiri kritikon Kurtin – Me 65 milionë euro e rrogës së 13-të do të mund të bëheshin investime kapitale 

Besnik Tahiri, ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së e ka kritikuar Qeverinë e Albin Kurti për ndarjen e mjeteve për rrogë të 13-të, duke thënë se ato para do të mund të përdoreshin për investime shumë më kapitale dhe projekte infrastrukturore.

Në intervistën në emisionin Rubikon, Tahiri deklaroi se ligji për paga duhet të reformohet dhe të trajtojë në mënyrë të barabartë sektorët e ndryshëm, e jo të bëhen, sipas tij, ndarje pa kritere.

“Duhet ta rregullojmë ligjin për pagat, që prek çdo sektor e jo me ua dhënë nga 100 euro, pa kritere. 65 milionë euro i ka dhënë për rrogën e trembëdhjetë”, tha Tahiri.

Ai tha se me këtë shumë, do të mund të realizoheshin projekte të rëndësishme infrastrukturore në vend.

“Me 65 milionë euro do të ndërtoheshin 3 stadiume, 10 pishina olimpike, me një tender njëburimor ish krye rruga për Gjakovë, kish përfundu ura në Vranidoll. E ka dhënë rrogën e 13-të, 65 milionë euro janë shku njerëzit nëpër pushime, çka është investimi real vetëm për votë. Mundet me ba edhe në këto zgjedhje, por kjo nuk është mirë”, u shpreh Tahiri.

Në fund, ai u bëri thirrje qytetarëve që ta analizojnë situatën politike para se të vendosin për votën e tyre.

“Popullit të Kosovës po iu themi, po ju lusim vetëm analizoje situatën, kënd të doni votojeni”, tha Tahiri në Rubikon. 

Related Articles