Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria aktuale ka prodhuar krizë.
Sipas Tahirit, kjo qeveri ka prodhuar krizë në veri të vendit, në ekonomi e shëndetësi.
“Kjo qeveri ku ka prekur ka prodhuar krizë, e ka prekur veriun ka prodhuar krizë, e ka prekur ekonominë ka prodhuar krizë e ka diskutuar pagën minimale ka prodhuar krizë me veteran, në shëndetësi katër muaj pa ministër”, ka thënë Tahiri në një konferencë për media.
Ai shtoi se kryeministri i vendit ushqehet me kriza.
“Albin Kurti ushqehet me kriza definitivisht”, ka shtuar ai.