Ish-kryenegociatotrja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është anti-amerikan.
Ajo këtë e ka thënë duke komentuar qarjen e raporteve mes të Qeverisë së Kosovës dhe ShBA-së, pas vendimit për ndalimin e qarkullimit të dinarit të Kosovë.
“Kurti ka qenë antiamerikan që kur është krijuar Lëvizja Vetëvendosje. Po, Kurti është anti-amerikan. Ka arrit që edhe militantët e tij t’i bëjë anti- amerikan”, tha Tahiri në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.
Për deklaratat e tij se ShBA është aleate e Kosovës ajo i ka quajtur populliste.
Tahiri ka thënë se politikat e Kurit janë fëmijërore.
“Nëse dëshiron të mbrosh sovranitetin me institucionet e tua, kur rrezikohet vendi siç ndodhi me sulmin në Banjskë, mos kërko ndihmë nga ShBA. Politikat e Kurtit janë fëmijërore dhe ardhja e tij në krye të shtetit të Kosovës është fatkeqësi”, tha ajo.