Tahiri: Kurti dhe Gërvalla po e mbështesin “blanko” Martin Berishajn

Tahiri: Kurti dhe Gërvalla po e mbështesin “blanko” Martin Berishajn

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer Tahiri, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, janë duke e mbështetur “blanco” ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

“Kur kanë shkuar paratë në llogarinë e Martin Berishajt aty janë tërhequr kesh nga ai. Albin Kurti dhe Donika Gërvalla e mbrojnë atë blanko”, ka thënë Tahiri në DPT te Fidanit të T7.

Tahiri e ka bërë një ndërlidhje edhe me bllokun A5 që sipas tij qëllimisht nuk është riparuar me kohë për të krijuar nevojë për importim më të madh të rrymës.

Sipas Tahirit nëse vetëm një cent ka shkuar në financimin të fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje atëherë kryeministri Kurti duhet të jap përgjegjësi.

Tahiri po ashtu ka komentuar edhe “arsyetimin” e Qeveritë në mbrojtje të Berishajt.

“Nuk është në rregull që të thuhet mos të besohet një gazetar që iu ka bllokuar llogaria në Twitter”, ka deklaruar ai.

Zyrtari i LDK-së po ashtu ka thënë se Berishaj ka aktakuzë për shmangie nga tatimi dhe kjo do të duhej t’i mjaftonte kjo që të mos ta mbronte në këtë mënyrë Berishajn. 

Related Articles