Abelard Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ka akuzuar kryeministrin Kurti se ka refuzuar ta arrestojë kriminelin Milan Radojçiq, edhe pse sipas tij e ka parë në kohë reale të armatosur në territorin e Kosovës.
Në seancën e së premtes në Kuvendin e Kosovës, Tahiri ka thënë se Kurti ka ndaluar Policinë e Kosovës ta arrestojë Radojçiqin gjatë sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.
“Ky kryeministër që në kohë reale e ka parë Radojçiqin në Republikën e Kosovës të armatosur me grup të armatosur dhe e ka ndaluar policinë e Kosovës ta arrestojë. Nuk ka dashur ta fusë në burgun personin të cilin e ka pasur në dorë. E ka parë në kohë reale, ka refuzuar ta arrestojë. Arsyet ne nuk i dimë, i di ky. Koha do ta shpjegojë”, tha ai.