Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se mazhoranca e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje e miratoi të enjten Ligjin për Pagat në Sektorin Publikë.
Sipas tij, kryeministri Albin Kurti me këtë ligj, ia ka rritur pagën vetvetes, ndërsa ua ka ulur pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve.
“Tash luftimi i krimit e korrupsionit, me gjasë do kalojë në tjetër nivel. Urime”, shkroi ai në Facebook.
Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar Ligjin e Pagave për Zyrtarët Publikë.
Ligji është miratuar me shumicë votash. Ndërsa që opozita nuk e ka përkrahur kët Ligj.