Tahiri: Kurtit i vjen marre me ardhë, se 20 vjet e ka kallë vendin me qëllimin ta shuajë AKP-në

Tahiri: Kurtit i vjen marre me ardhë, se 20 vjet e ka kallë vendin me qëllimin ta shuajë AKP-në

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, i ka reaguar partisë në pushtet, për pikën e fundit që po trajtohet nga Kuvendi i Kosovës, në seancën e rregullt plenare, për emërimin e drejtorëve në Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Tahiri ishte i ashpër ndaj Qeverisë dhe kryeministrit që po mungon në seancë, duke thënë se “i vjen marre të marrë pjesë për disa arsye”.

“Të nderum kolegë, të gjithë kem dëshmitarë që u dashtë me pritë se kush po del prej Qeverisë me prezantu këtë pikë. A e dini pse? Se ju vjen marre. Qeverisë, e Albin Kurtit i vjen marre, se 20 vjet ka gju gur, e ka kallë këtë vend, jonë shku njerëz në burg me qëllimin që duhet me shu Agjencinë Kosovare të Privatizimit. E sot mas 26 vjete, e bjen në Kuvend të Kosovës, me emëru Bordin e Drejtorëve të rinj. Qysh ndihen themeluesit e VV-së sot? Për qita i vjen marrë Albin Kurtit, ministrave të tij, për qata del Elbert Krasniqi, që s’ka të bjë me VV-në, me dalë me prezantu. Duhet me reflektu e mos me votu”, tha Tahiri. 

Related Articles